Zhvillohet proteza biomimetike që mund të kopjojë sjelljet e njeriut
Dora ka tre rregullime për kapje të ndryshme, dhe lëviz bazuar në sinjalet eletrike në muskujt e përdoruesit.
Auto & Tek
Një dorë protezë biomimetike është zhvilluar nga studiuesit italianë që mund të kopjojë sjelljet e dorës së njeriut, transmeton lajmi.net.
Dora, e quajtur Hannes, është në gjendje të rikthejë mbi 90% të funksionalitetit te njerëzit me gjymtyrë të amputuara, pretendojnë studiuesit.
Proteza, e cila përfshin dorën dhe kyçin e dorës, lëviz duke përdorur sinjalet elektrike të gjeneruara nga muskujt e përdoruesit.
Një grup sensorësh zbulon aktivitetin e muskujve të gjymtyrëve të përdoruesit dhe përdor softuer të zhvilluar posaçërisht për të bërë lëvizje precize.
Studiuesit pretendojnë se modeli mekanik i dorës, me sa duket unik në treg, është çelësi i shkathtësisë dhe lëvizjes së protetikës. Mekanizmi e lejon dorën të përshtatet me objektin që mban duke përdorur një motor të vetëm, i cili lejon që ajo të jetë më efikase, transmeton lajmi.net.
Gishti i madh mund të orientohet në tre pozicione të ndryshme: një kapje e ngushtë për objekte të vogla, një kapje anësore për objekte të holla dhe një ‘kapje fuqie’ të cilën studiuesit thonë se përdoruesi mund të aplikojë për të ngritur objekte të rënda.
Dore gjithashtu mund të kthehet, ngjashëm me kthimin e një çelësi, që do të thotë që mbajtësi të mund të mbajë sende në orientime të ndryshme. Bateria e saj 1300mAh i jep protezës një ditë përdorimi standard dhe do të jetë e qëndrueshme për një vit.
Dora është në dispozicion në dy madhësi, për burra dhe gra me të djathtë ose të majtë.
Studiuesit thonë se pas një periudhe trajnimi nën një javë, pacientët mund të përdorin Hannes në shtëpinë e tyre për të kryer detyrat e përditshme.
Gjetjet u botuan në revistën Science Robotics. /Lajmi.net/