Njerëzit po “çmenden” pas Nutellës së bardhë

Një recensues i ushqimit ka postuar një imazh të një kavanozi me Nutella të bardhë, duke i bërë ndjekësit të "çmenden" pas ushqimit.

Fun

28/09/2020 16:41

Blogeri ‘Bruce Super Convenience’ ndau një fotografi të ushqimit të modifikuar në Instagramin e tij, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Brenda kavanozit gjendej ushqimi i ëmbël me ngjyrë të bardhë kremoze, duke thyer përmbajtjen tradicionale – çokollatë me lajthi dhe qumësht.

“Ky kavanoz, me logo kaq të famshme, gjendet në raftet në të gjithë botën. Por mjerisht, është gjithmonë me ngjyrë kafe e errët”, potencoi blogeri.

Por, duke zhgënjuar ndjekësit, ai gjithashtu zbuloi se ushqimi nuk ishte në dispozicion për blerje. /Lajmi.net/