Kjo është macja që i mbushi pronares tabletin me selfie
Pronarja e kafshëve shtëpiake kineze gjen dhjetëra 'selfie mace' në tabletin e saj.
Fun
Një mace në Kinë duket se ka zotëruar aftësitë e saj për selfie ndërsa pronarja e saj zbuloi dhjetëra fotografi në tabletë, transmeton lajmi.net.
Gruaja kineze gjeti fotot e bëra aksidentalisht nga macja e saj shtatë muajshe, me nofkën Er Niu, pasi ajo vuri re një grumbull lesh të bardhë në iPad-in e saj kur u kthye në shtëpi.


Er Niu shihet duke lëpirë putrat dhe madje duke përdorur elektrik dore të kamerës.
Dhjetëra mijëra përdorues të mediave sociale u argëtuan nga selfie-t qesharake pasi pronarja e kafshëve shtëpiake shpërndau videon në Douyin. /Lajmi.net/


