Ky është trendi i ri që të dukemi si “Kim Kardashian”
Njerëzit po i vendosin sytjenat në xhinse që të marrin formën e “Kim Kardashian”.
Fun
Trende të reja dhe të ndryshme po zbulohen nga njerëzit që të marrin forma të bukura trupore e sidomos si ajo e Kim Kardashian, transmeton lajmi.net.

Një grua ka shpërndarë një video e cila tregon se si vendosja e sytjenave në xhinse mund ti jap një formë më të mirë të pasmeve.
Kjo video ka marr një shikueshmëri të madhe me 300 mijë shikues të cilët ishin të interesuar në trendin e ri dhe shumë të përfolur.

“Nuk është e nevojshme më të shkoni në palestër që të formësoni trupin tuaj, kjo mënyrë është e lehtë dhe jo e kushtueshme”, ka thënë ajo.
“Kjo video mund të tingëllojë si shaka por na kursen orë dhe para në të njëjtën kohë”. /Lajmi.net/
