Transformohet në “alien” pas ndërhyrjeve në hundë
Një burrë e ka transformuar veten në një “alien” pasi bëri disa ndërhyrje në hundë.
Fun
Anthony Loffredo, 32-vjeçar, e ka mbushur trupin e tij me tatuazhe të shumta që ta bëjë veten të duket si një alien i vërtetë, transmeton lajmi.net.
Francezi gjithashtu ka bërë një ndërhyrje në hundë që ta kthej veten në një alien të zi.
Anothony ka falënderuar mjekun e tij i cili i bëri ndërhyrjen, duke i thënë: “Faleminderit shumë, ju keni ndryshuar jetën time… tani mund të eci me kokën lart falë teje, dhe jam shumë krenarë se çfarë arritëm së bashku”.
Kjo nuk është hera e parë që Anothony ka bërë ndërhyrje, më parë ai kishte rregulluar edhe veshët në mënyrë që të duket më i veçantë.
Dëshira e tij për të arritur këtë pamje ishte qysh në moshë të re, ku kishte kuriozitetin në lidhje me mutacionin dhe jetët e huaja. /Lajmi.net/