E mban korsetin 18 orë në ditë që të ketë belin më të vogël në botë
Një grua dëshiron të thyej rekordin për belin më të vogël në botë, ajo mban një korset për 18 orë në ditë.
Fun
Sammy Wilson, 26-vjeçare, nga Georgia, filloi stërvitjet e belit në prill 2019 për të ndihmuar të formonte belin pas humbjes së peshës, transmeton lajmi.net.

“Unë dua të kem belin më të vogël në botë”, shpjegoi ajo. “Nëse zbres në 35cm, beli im do të jetë afërsisht i njëjtë me kokën e një foshnje mesatare të porsalindur dhe 2.54cm më i vogël se rekordi aktual botëror”, ka thënë ajo.


Rekordi Botëror Guinness për belin më të vogël në një person të gjallë mbahet aktualisht nga Cathie Jung, e cila ka një bel 38cm. /Lajmi.net/

