ZYRTARE: Vidal në Inter
Arturo Vidal është futbollist i ri i Interit.
Sport
Arturo Vidal është zyrtarizuar si përforcim i ri i Interit.
Mesfushori kilian ka nënshkruar kontratë për dy vjet, me opsion për të tretin.
“Arturo Vidal është zyrtarisht futbollist i ri i Interit. Mesfushori kilian transferohet në Inter në marrëveshje definitive nga Barcelona”, thuhet në njoftimin e Interit, transmeton lajmi.net.
Vidal rikthehet në Itali me kontratë prej rreth 6 milionë euro në sezon.
Mesfushori kilian është i njohur me Serie A ku luajti me shumë sukses tek Juventus gjatë periudhës 2011-2015. /Lajmi.net/
? | UFFICIALE@kingarturo23 è un nuovo giocatore dell’Inter: il comunicato ? https://t.co/6Ch10a0weR#WelcomeVidal pic.twitter.com/MvIjUy0hpS
— Inter (@Inter) September 22, 2020