Çfarë po ndodh me TikTok dhe WeChat?
Unioni Amerikan i Lirive Civile (ACLU) ka thënë se ndalimi i Donald Trump për TikTok dhe WeChat shkel amendamentin e parë.
Auto & Tek
Organizata tha se ndalimi nuk do të mbronte të dhënat personale të amerikanëve, arsyen e dukshme të veprimeve të presidentit kundër aplikacionit viral kinez të videove dhe platformës së mesazheve dhe pagesave, transmeton lajmi.net.
TikTok parashikohet të vijë në një marrëveshje me Oracle në mënyrë që të vazhdojë të funksionojë në Shtetet e Bashkuara.
Kompania e softuerëve u zgjodh si një “partner teknologjik”, me negociatat që mund të rezultonin në një ristrukturim sesa në shitje, dhe është pohuar se një marrëveshje e tillë nuk do të adresonte shqetësimet e administratës.
Nëse TikTok është, në fakt, një shqetësim i sigurisë kombëtare mbetet i paqartë.
Ndërsa analiza e politikës së privatësisë së TikTok mund të nënkuptojë që të dhënat e përdoruesit ndahen me anëtarët e grupit të saj të korporatave, është e pasigurt nëse ai është motivuesi kryesor në një kohë kur administrata Trump, dhe qeveritë e tjera, janë në përplasje gjeopolitike me Kinën. /Lajmi.net/