Microsoft do e përforcojë XboX duke e blerë ZeniMax Media-n për 7.5 miliardë dollarë
Ekipi i XboX, në kuadër të Microsoft, do zgjerojë ndjeshëm listën e studiove të zhvillimit të lojërave që nga e hëna, duke e njoftuar blerjen e firmës ZeniMax Media për 7.5 miliardë dollarë.
Auto & Tek
Ndërmarrja e lojërave posedon disa zhvillues kryesorë të lojërave në industri, përfshirë Bethesda Softworks, krijuesin e lojërave post-apokaliptike siç është Fall Out dhe serinë fantazi Elder Scrolls, shkruan Cnet, transmeton lajmi.net.
Blerja rritë numrin e studiove për zhvillimin e lojërave të Microsoft nga 15 në 24.
“Lojërat e Bethesda-s kanë pasur gjithmonë një vend të veçantë në Xbox dhe në zemrat e miliona lojtarëve në të gjithë botën,” tha kreu i Xbox Phil Spencer në një deklaratë.
Masa vjen pasi u kthye mbrapsht oferta e Microsoft për marrjen e aksioneve në TikTok, rrjeti social me bazë në Kinë që merr më shumë se dy miliardë shkarkime në të gjithë botën. /Lajmi.net/