E rrotulloi fëmijën e saj pasi ishte e dehur
Një nënë përballet me kujdesjen e fëmijës pasi u filmua duke shtyrë karrocën e dehur.
Fun
Gruaja, e cila u identifikua si Olga Zorikova, u regjistrua nga adoleshentët në parkun e patinave në Yefremov në Tula, Rusi, transmeton lajmi.net.
38-vjeçarja e rrotulloi karrocën dy herë dhe në përpjekjen e dytë vajza gjashtë muajshe që qante, doli jashtë.

Policia që atëherë ka filluar një hetim mizorie mbi incidentin dhe autoritetet lokale të kujdesit shoqëror kanë ndërhyrë për të mbrojtur fëmijën, sipas raporteve.
Në video, gruaja mund të shihet e veshur me një minifund të gjelbër dhe një xhaketë lëkure ndërsa garon nëpër park.

Policia ruse ndërhyri pasi video u publikua në mediat sociale. Gruaja më herët ishte ‘privuar nga e drejta për të rritur dy fëmijët e saj të mëdhenj’, djem binjakë, mes frikës për sigurinë e tyre, sipas raporteve. /Lajmi.net/
