Nuk vjen Suarez, Juventus gjen sulmuesin e ri

Juventus ka kthyer vëmendjen te një objektiv tjetër pas komplikimeve për transferimin e Luis Suarezit nga Barcelona.

Sport

16/09/2020 10:23

Juventus vazhdon të kërkojë një sulmues të ri.

Pas komplikimeve për transferimin e Luis Suarezit nga Barcelona për shkak të vonesës për pajisje me pasaportë italiane, Bianconerët kanë kthyer vëmendjen te një objektiv i ri.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” raporton se sulmuesi i Romës, Edin Dzeko mbetet objektivi kryesor i trajnerit Andrea Pirlo, transmeton lajmi.net.

Por, ardhja e Dzekos në Juventus është e lidhur me vendimin e Arek Milik për largim nga Napoli dhe transferim te Roma që do ta ‘lironte’ boshnjakun të nënshkruajë me klubin nga Torino. /Lajmi.net/