Ariu i bie ziles së një shtëpie në orët e vona të natës
Ky është momenti qesharak i një ari që u kap në kamerat e sigurisë duke i rënë ziles së një shtëpi.
Fun
Pamjet u kapën rreth orës 22:00 në Truckee, California dhe tregojnë dy arinj që enden përreth në oborrin e një prone, transmeton lajmi.net.
Ndërsa një ari del nga e shtëna, një tjetër vjen drejt derës së përparme dhe kërcen lart, duke mbështetur putrat në shtëpi.

Pamjet u kapën më 7 shtator. Pronari i shtëpisë tha se ata menduan se ishte një shaka kur dëgjuan zilen e derës në orë të vona.
Ata ishin akoma duke punuar dhe dëgjuan tingullin që i ‘alarmoi’ ndërsa jetonin në një lagje të qetë. /Lajmi.net/

