Anija ‘fantazmë’ 400-vjeçare u gjet e ruajtur në brigjet e Finlandës
Një anije është gjetur në gjendje pothuajse perfekte pavarësisht se ka kaluar 400 vjet nën ujë.
Fun
Zhytësit bënë zbulimin misterioz ndërsa eksploronin Detin Baltik në brigjet e Finlandës, transmeton lajmi.net.
Anija është datuar në shekullin e 17-të. Ajo daton në një kohë kur Perandoria Holandeze shtrihej në pesë kontinente, duke u bërë një superfuqi ekonomike që ishte përgjegjëse e vetme për gjysmën e transportit Evropian deri në 1670.

Anija quhet ‘fluyt’, një lloj anijeje e krijuar për të transportuar ngarkesë maksimale me vetëm disa ekuipazhe. Edhe pse shumë prej këtyre anijeve ishin përdorur në atë kohë, pak shembuj kanë mbetur sot.
Ishte rreth 85 metra poshtë sipërfaqes. Pavarësisht nga disa dëmtime të vogla nga rrjetat moderne të peshkimit, anija është kryesisht ende e paprekur dhe e ruajtur në ujin e akullt.

Temperaturat e ftohta, errësira dhe nivelet e ulëta të kripës nënkuptojnë se organizmat që zakonisht hanë anije prej druri nuk janë të pranishëm.
Anija është në gjendje kaq të mirë, ekspertët ende nuk janë të sigurt pse u mbyt. /Lajmi.net/
