Kishte filmuar veten pak para se të vdiste nga COVID-19, familjarët e turkut të ndjerë publikojnë pamjet
Yaşar Ünal, 62-vjeç nga Turqia, ka humbur jetën në spital ku po trajtohej kundër koronavirusit.
Fun
Ai kishte realizuar një video me telefon mobil para se të dërgohej në qendrën e kujdesit intensive, ku dëgjohet duke thënë “mos e sprovo askënd tjetër me këtë”, transmeton Telegrafi.
I ndjeri ishte baba i dy fëmijëve dhe muajin e kaluar ishte pranuar në spital pasi kishte ankesa të mëdha për kollitje dhe temperaturë të lartë.
Unal pas marrjes së testit e kuptoi se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, dhe pas përkeqësimit të gjendjes ishte dërguar në qendrën e kujdesit intensiv.
Pas 12 ditëve trajtim, atë e intubuan ku për pesë ditë luftoi me koronavirusin. Për fat të keq nuk e fitoi betejën dhe kështu më 10 shtator u shpall i vdekur.
