10 llojet e veturave që vjedhen më së shpeshti në Gjermani
Megjithëse në rënie, numri është ende mbresëlënës: të dhënat nga Shoqata e Kompanive të Sigurimeve (GDV) tregojnë se në vitin 2019, 14,229 makina gjithëpërfshirëse të sigurimeve u vodhën në Gjermani, ose 39 automjete në ditë.
Auto & Tek
Kjo është 5.4 për qind më pak se një vit më parë dhe një numër rekord i ulët i automjeteve që kanë ndryshuar në mënyrë të paligjshme pronarët që nga ribashkimi gjerman 30 vjet më parë. Në total, hajdutët e makinave shkaktuan dëme në vlerë prej gati 280 milionë euro në vitin 2019, transmeton lajmi.net.
Vlera mesatare e automjeteve të vjedhura është rreth 19,600 euro për veturë, e cila shpjegohet me faktin se hajdutët kryesisht kërkojnë modele të shtrenjta. Prandaj, nuk është për t’u habitur që në “top 10” automjetet më shpesh të vjedhura – deri në gjashtë modele SUV.
Në radhë të parë, mes modeleve, është BMW X6 me 1.000 automjete të vjedhura vitin e kaluar, dhe vlera mesatare e automjetit të vjedhur është 47,674 euro.
Vendin e dytë e zë Range Rover Velar me 10.4 automjete të vjedhura për 1000 të regjistruar, me vlerën mesatare të automjetit të vjedhur në 57.886 euro. Në vendin e tretë është një tjetër SUV – Mazda CX-5 (8.8), dhe vendi i katërt është një makinë pasagjerësh klasike – një hatchback hibrid Lexus CT200 (7.5).
Ndonëse mund të konkludohet se automjetet japoneze janë preja më e zakonshme e hajdutëve, renditja e markave ende jep një dritë tjetër:
Volkswagen (2,589), Audi (1,807), BMW-Mini (1,676), Mercedes (1,495), Mazda (987), Ford (902) vidhen më shpesh, ndërsa Toyota është në vendin e shtatë (874), përpara Renault 380), Skoda (375) dhe Opel (370). /Lajmi.net/