Çifti sirian zbulojnë gjininë e fëmijës në Burj Khalifa
Një çift sirian e zbuluan gjininë e fëmijës në mënyrë shumë më ndryshe se çiftet tjera.
Fun
Yjet e YouTube në Siri Anas dhe Asala Marwah zbuluan se çfarë gjinie kishte fëmija që po presin, gjinia u zbulua në Burj Khalifa ku u shfaq ngjyra e kaltër dhe shkrimi “Është djalë”, transmeton lajmi.net.

Kjo ceremoni ndryshe nga ato që jemi mësuar ti shikojmë, sigurisht që kishte edhe një kosto shumë më të madhe duke marr parasysh që u realizua në Burj Khalifa.

Zonja Marwa tha: “Ne dëshironim që të bëjmë diçka më unike dhe që do na mbetet në mendjen tonë edhe në të ardhmen që ne do të ndërtojmë si familje”.
Kjo video është postuar në kanalin YouTube të çiftit, i cili ka 7.71 milionë ndjekës. Video ka 16 milionë shikime. /Lajmi.net/


