Autobusi lëviz me shpejtësi të madhe, burri qëndron i varur pas tij

Një burrë në SHBA është filmuar duke qëndruar i varur në pjesën e pasme të një autobusi, për të cilin dëshmitarët e ngjarjes pohojnë se ishte duke lëvizur me shpejtësi të amdhe.

Fun

06/09/2020 16:06

Videoja ka bërë bujë nëpër rrjetet sociale, e cila shfaq një pasagjer të veshur me të zeza, duke u mbajtur në pjesën e pasme të autobusit, konkretisht në pjesën e ventilimit, shkruajnë mediet amerikane, transmeton lajmi.net.

Siç shprehen mediet amerikane, besohet se burri e bëri këtë për t’iu shmangur pagesës së biletës.

Pamjet janë filmuar në një autostradë të Nju Jorkut. /Lajmi.net/

YouTube player