Vrapuesja e takon një ari në park, kështu e godet kafsha me kthetra atë
Një shteg për vrapim është mbyllur së fundmi në një park në Kanada, pas një sulmi të paprecedant të një ariu kundër një vrapuesje që po e frekuentonte shtegun respektiv.
Fun
Kujdestarët e parkut në British Columbia tanimë po këshillojnë vizitorët “të jenë vigjilentë e të marrin masa” sa herë që e frekuentojnë hapësirën gjelbëruese, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.
Sido që të jetë, pamjet e momentit të sulmit arritën të sigurohen nga një vrapues tjetër që ishte në distancë të konsiderueshme nga incidenti.
Siç e tregojnë pamjet, ariu i afrohet vrapueses, para se ta godasë me kthetra këmbën e saj.
Menjëherë pas sulmit, ariu largohet nga shtegu i vrapimit.
Autoritetet kanadeze kanë bërë të ditur se gruaja ka shpëtuar pa lëndime të rënda trupore, ndonëse nuk i është publikuar identiteti. /Lajmi.net/
