Aguero merr masa për t’i ndalur spekulimet që e çojnë Messin te Man City

Sergio Aguero është dashur të marrë masa evazive për të ndaluar përhapjen e spekulimeve rreth bashkimit të Lionel Messi me Manchester City.

Sport

01/09/2020 08:55

Skuadra e Pep Guardiola do tentojë transferimin e argjentinasit, i cili dorëzoi një kërkesë transferimi në Barcelonë javën e kaluar.

Sipas shtypit anglez, Aguero ka vendosur të ndalojë fjalët ‘Messi’, ‘Leo’ dhe ‘GOAT’ nga bisedat në transmetimet e tij në Twitch.

Paraprakisht, sulmuesi i Cityt po bombardohej me pyetje në lidhje me perspektivën e bashkatdhetarit dhe mikut të tij të mirë që të bashkohej me të në stadiumin ‘Etihad’. /Lajmi.net/