Rrota godet shtëpinë në një shpejtësi prej 105 km/h, ja çfarë i shkakton

Platforma e videove 'Viral Hog' ka publikuar një video të pazakontë, në të cilën shihet

Fun

31/08/2020 16:21

Një shtëpi në Ohio të SHBA-ve është në gjendje të mjerueshme, pasi një gomë, e cila doli nga vetura, me shpejtësi prej 100 km në orë goditi pjesën e përparme të shpisë.

Siç tregon edhe videoja e siguruar nga kamerat e sigurisë së shtëpisë, e kapur më 20 gusht, rrota fluturo nëpër oborr duke goditur shtyllën e majtë të shtëpisë, para se ta godasë kutinë e postës, shkruan NY Times, transmeton lajmi.net.

Videoja perfundon duke shfaqur një burrë në pantallona të shkurtra ngjyrë rozë, duke shikuar pjesën e makinës i shokuar.

Siç raporton mediumi amerikan, askush nga banorët e shtëpisë nuk u lënduan si pasojë e incidentit. /Lajmi.net/