ZYRTARE: McKennie është lojtar i Juventusit

Mesfushorin fantazist i Schalkes, Weston McKennie, ka kompletuar kalimin e tij te Juventusi.

Sport

29/08/2020 22:43

Amerikani ateroi vetëm dy ditë më parë në Torino për t’i kompletuar testet mjekësore dhe tashmë është konfirmuar transferimi i tij.

McKennie do të huazohet te Juve, me një opsion ku blerja e tij bëhet obligative nëse luan 60 për qind të ndeshjeve në edicionin që po vjen.

Kjo është ‘goditja’ e parë nga trajneri Andrea Pirlo, megjithatë Bardhezinjtë më herët kanë zyrtarizuar edhe blerjen e Arthur Melo nga Barcelona. /Lajmi.net/