Tesla vs Porsche, betejë titanësh: Ja kush del fitues në garën e shpejtësisë

Makina elektrike Tesla Model S gjatë shumë garave të shpejtësisë që i kishte bërë me shumë makina të llojeve tjera, i kishte mposhtur për shkak të performances s saj. Por nuk është e njëjta edhe me Porsche Taycan.

Auto & Tek

26/08/2020 18:43

Sigurisht, ne po flasim për një garë shpejtësie, ku modelet elektrike, falë karakteristikave të makinës dhe fuqisë së lartë, arrijnë të mposhtin emrat më të njohur në industrinë e automobilave, transmeton Telegrafi.

Tesla Model S ka performanca të mira, ku dy motorët elektrikë i japin asaj 825 kuaj fuqi dhe 1.300 Nm çifte rrotulluese, peshon 2,241 kg dhe kushton 105 mijë euro.

Kurse Porsche ka 761 kuaj fuqi dhe 1.050 Nm çifte rrotulluese, shpejtësinë nga 0 në 100 km / orë e arrin në 2.8 sekonda. Kushton 139,000 në Britani, ose 181.638 € në Gjermani. Peshon 2.295 kg.

Por mos u besoni shumë numrave, sepse në fund të garës Porsche e fiton dhe e mposht Teslan Model S.

YouTube player