E mashtroi për vizë gjermane, arrestohet një person në Prishtinë
Është arrestuar një person në Prishtinë për veprën penale “mashtrim”.

Lajme
Policia e Kosovës ka arritur që ta arrestojë një peron në Prishtinë për veprën penale “mashtrim”.
Sipas njoftimit, i dyshuari më 2 gusht, e kishte mashtruar një person duke i premtuar se do t’ia rregullojë vizën gjermane dhe i njëjti ia ka marrë 1 mijë e 200 euro dhe më nuk i është përgjigjur, shkruan lajmi.net.
Sipas njoftimit, pas raportimit i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/