Haradinaj: Me thirrjet e saja, Gjykata Speciale po i përngjanë UDB-së

Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL të UÇK-së, e ka quajtur Gjykatën Speciale raciste, njëetnike dhe selektive.

Lajme

25/08/2020 20:11

Duke folur në RTK ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta tregojnë veten si përfaqësues të popullit dhe të insistojnë në zbardhjen e të gjitha krimeve.

“Unë shpresoj që deputetët do të kërkojnë o zbardhjen e të gjitha krimeve o do të kërkojnë ndërprerjen e mandatit. Gjykata nuk e ka justifikuar mandatin e vet, sepse nuk ka bërë ndonjë punë të madhe, ku me thirrjet e veta më shumë i ka përngjarë UDB-së”, ka thënë ai.

Ndryshe, OVL e UÇK-së ka dërguar para disa ditësh në Kuvend kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Specialen, teksa e njëjta pritet të shqyrtohet kur deputetët të kthehen nga pushimi.