Tri përforcimet e Interit për sezonin e ri

Inter planifikon përforcimet për sezonin e ri.

Sport

25/08/2020 14:01

Inter ka filluar t’i planifikojë përforcimet e afatit kalimtar të verës.

Në pritje të sqarimit të së ardhmes së trajnerit Antonio Conte, drejtuesit e klubit nga Milano tashmë kanë bërë gati blerjet për sezonin e ardhshëm.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se Inter do t’i realizojë tri përforcime gjatë këtij afati kalimtar, transmeton lajmi.net.

Nerazzurrët do të kërkojnë mbrojtësin shqiptar të Veronës, Marash Kumbulla, mesfushorin e Brescias, Sandro Tonali dhe mbrojtësin e Chelseat, Emerson Palmeri. /Lajmi.net/