Shfaqet një video në kanalin YouTube të Apple, por fshihet menjëherë
Një transmetim i drejtpërdrejtë i postuar dhe pastaj i fshirë shpejt nga kanali YouTube i Apple ka shkaktuar spekulime në lidhje me iPhone 12.
Auto & Tek
Videoja kishte titullin “Test” dhe i lejonte përdoruesit të shohin një ngjarje më 10 shtator, transmeton lajmi.net.
Menjëherë pasi u shfaq, video u hoq përsëri. Asgjë nuk ka zënë vendin e saj dhe Apple nuk ka bërë asnjë njoftim për ndonjë ngjarje të ardhshme.
Videoja e provës përmbante një tablo të ngjarjes nga WWDC të Apple në qershor, duke treguar më tej se kompania thjesht mund të kishte qenë duke ripërdorur asetet e mëparshme për të provuar teknologjinë e saj, me sa duket përpara ngjarjeve të ardhshme.
Testi nuk tregoi se çfarë mund të shpallte ngjarja. Apple tradicionalisht lëshon iPhone e saj të ri në shtator, por gjithashtu thuhet se po punon në Mac-et e reja. /Lajmi.net/