Robotët tani mund të marrin energji si njerëzit
Një përparim me bateri biomorfike mund të lejojë që robotët të ruajnë deri në 72 herë më shumë energji përmes një sistemi të ngjashëm me rezervat biologjike.
Auto & Tek
Studiuesit e Universitetit të Miçiganit, të financuar nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA, krijuan një bateri të re të zinkut të riparueshme që integrohet në strukturën e një roboti në mënyrë që të çlirojë hapësirë dhe të zvogëlojë peshën që krijojnë bateritë litium-konvencionale, transmeton lajmi.net.
“Modelimet e robotëve kufizohen nga nevoja për bateri që shpesh zënë 20% ose më shumë të hapësirës së disponueshme brenda një roboti, ose përbëjnë një pjesë të ngjashme të peshës së robotit”, tha Nicholas Kotov, një profesor i inxhinierisë që drejtoi studimin.
Teknologjia biomorfike bazohet në format dhe sistemet e të jetuarit, dhe për këtë arsye është ideal për robotët humanoidë që zhvillohen për të punuar dhe operuar brenda mjediseve të krijuara për njerëzit.
Përdorimi i baterive strukturore mund të përdoret gjithashtu në çdo gjë, nga dronët deri tek robotët e dorëzimit, me profesor Kotov që pretendon se bateritë e reja të zinkut mund të dyfishojnë gamën e robotëve të tillë menjëherë.
Bateria e zinkut funksionon duke ruajtur dhe transferuar energji përmes një cipë elektroliti të bërë nga nanofibra me bazë karboni dhe një gjel polimeri me bazë uji.
Studiuesit pohojnë se membrana është më miqësore me mjedisin sesa bateritë tradicionale dhe nuk janë të ndjeshme ndaj shkaktimit të zjarreve.
Tashmë janë bërë prova në lodra robotike në formë si krimba dhe akrepa, ku bateritë e zinkut u futën në motorët dhe u mbështollën në anët e jashtme të insekteve të robotëve. /Lajmi.net/