Një burrë krijoi “armën” për të vendosur maskën në fytyrën e njerëzve
Që nga fillimi i pandemisë maskat janë të obligueshme të mbahen si mbrojtje ndaj virusit.
Fun
Fatkeqësisht, disa njerëz akoma dalin pa maska në fytyrë, sidomos nëse ka turma të njerëzve apo edhe hynë në ambiente të mbyllura, transmeton lajmi.net.
Kështu një burrë erdhi me një ide që ti mbroj njerëzit që nuk vendosin maskë në fytyrë. Allen Pan, youtuberi erdhi më një zgjidhje të problemit.
Shpikësi ndërtoi një kontraksion që nxjerr maskat në fytyrë. 30-vjeçari ndau një video në kanalet e tij në mediat sociale këtë javë duke treguar se si do të funksiononte një revole maskë për fytyrën.

Arma përdor një lazer për të qëlluar me maskë kirurgjikale në fytyrën e personit dhe përfundon vetë rreth kokës së tyre.
Në një video në YouTube, Allen tha se ai erdhi me idenë se “problemet amerikane kërkojnë zgjidhje amerikane”. Frymëzuar nga ndryshimi i dytë i vendit, e drejta për të mbajtur armët, Allen dëshironte ta kombinonte atë me kujdesin shëndetësor.

Inxhinieri i YouTube ishte mjaft i mahnitur me krijimin e tij, duke komentuar se edhe nëse arma nuk do të shkrepte me siguri maskën, të paktën ajo kishte “faktorin e frikësimit” për të trembur njerëzit në veshjen e një maske. /Lajmi.net/
