Apple, kompania e parë amerikane me vlerë aksionesh prej dy trilionë dollarësh
Apple është bërë firma me vlerën më të madhe në botë, me vlerë të aksioneve prej 2 trilionë dollarësh raporton Reuters.
Auto & Tek
“Kur arrihet kjo, në radhë të parë, është sinjal i lidershipit”, u shpreh Gene Munster, themelues i Loup Ventures dhe ish-analist i aksioneve të teknologjisë së lartë, transmeton lajmi.net.
Në gushtin e vitit 2018 kompania kishte arritur vlerën e aksioneve prej një trilion.
Që nga atëherë ishte më e lehtë për investitorët që të imagjinonin se kompania do të shkojë në dy apo dy trilionë e gjysmë, shtoi Munster. /Lajmi.net/