I mbetën shenjat e dhëmbëve në krahun e polices
Një ngjarje interesante se si policja mbeti me shenja të dhëmbëve në krahë.
Fun
Një burrë sulmoi një police femër, 21-vjeçare, duke e kafshuar në krahë, transmeton lajmi.net.
Arsyeja e sulmimit është sepse Christopher Hill i theu rregullat e izolimit gjatë pandemisë. Ai e kafshoi atë në krahë kur ajo me kolegët e saj raportuan si shqetësim në rrugë në Lancashire.

Hill theu rregullat e koronavirusit duke tentuar të vizitojë partneren e tij. Edhe pse policia tentoi ti tregojë që nuk duhet të vizitohen njerëzit e tjerë gjatë kësaj pandemie, ai e sulmon atë.
Policja është dashur të shkojë në spital që të kujdeset për krahun. Hill u dënua me 10 muaj burgim si pasojë e sulmit ndaj polices dhe për thyerje të rregullave të izolimit. /Lajmi.net/