Nga dashuria për barin, ja çfarë është në gjendje t’i bëjë makinës
Kjo makinë vjen krejtësisht ndryshe nga Japonia.
Auto & Tek
Në fillim le të themi se një makinë e mbuluar me bar vërtet ekziston dhe, më e rëndësishmja, nuk ka nevojë të mbillet.
Ai është një bar artificial, dhe ideja për të mbuluar makinën me një model të tillë erdhi te Nobuya Ushio disa vjet më parë, transmeton Telegrafi.
Nëse e shikoni profilin e tij në mediat sociale, do të shihni që ai bëri të njëjtën gjë me një makinë tjetër. Të gjitha pjesët e trupit të makinës janë të mbuluara me bar artificial, dhe e vetmja pjesë e sipërfaqes së makinës që ende mund të shihet është logoja e makinës.
Dhe kjo nuk ka të bëjë me ndonjë ruajtje të ambientit, por fakti që Nobuya është kopshtar, dhe në këtë mënyrë promovon biznesin.