“Bishë” e vërtetë: Publikohet videoja e Porsche Panamera-s së re duke u testuar në pistë garash

Firma e prodhimit të makinave, Porsche, kohëve të fundit ka lansuar pamjet kur modeli i ri i serisë Panamera theu rekord të ri në pistën e garave në Nurburg.

Auto & Tek

18/08/2020 17:15

Siç shihet në video, Porsche Panamera arrin të kapë shpejtësinë maksimale prej 297 km në orë, teksa përshkon një xhiro me shpejtësi prej shtatë minutash e 29.81 sekondash, shkruan CarBuzz, transmeton lajmi.net.

Rekordi i vendosur nga makina e re e firmës gjermane theu rekordin e Mercedes-AMG GT 63 S, i cili ishte 7:30:11.

Ndiqini pamjet e mëposhtme për ta parë makinën duke e përshkuar me shpejtësi maksimale pistën gjermane të garave. /Lajmi.net/

YouTube player