David Silva me letër lamtumire për tifozët e Man City
David Silva iu ka dhënë lamtumirën tifozëve të Manchester City.
Sport
Si një legjendë e gjallë, David Silva po largohet nga skuadra ku kaloi dekadën e tij të fundit në karrierën prej futbollisti.
Mesfushori spanjoll ka falënderuar të gjithë tifozët e City, duke thënë se klubi i Man City ka lënë shenja të pashlyera në jetën dhe karrierën e tij.
“Koha erdhi. 10 vite dhe 13 tituj më vonë, është koha që unë të them lamtumirë”, thuhet në fillimin e letrës, përcjell lajmi.net.
Thank you @ManCity ? pic.twitter.com/HPaDjSrleR
— David Silva (@21LVA) August 17, 2020
Silva kalonte te Manchester City në vitin 2010, kur i jepte fund aventurës me Valencian.
Lojtari tashmë lidhet me një kalim të mundshëm te Lazio, në Serie A. /Lajmi.net/