Guardiola në bisedime për rinovimin me Man City
Eliminimi nga Liga e Kampionëve nuk ka bërë që besimi te Guardiola të humb.
Sport
Krerët e Manchester City janë të interesuar të rinovojnë kontratën me trajnerin katalan, Pep Guardiola.
Raportime të ‘Telegraph’ bëjnë të ditur se Guardiola është kontaktuar tashmë nga krerët e klubit, transmeton lajmi.net
Raportohej se Mauricio Pochettino mund të jetë një nga emrat që merr drejtimin e Man City, por duket se kjo nuk është situata reale.
Situata ideale për sheikët e Man City do të jetë rinovimi me taktikun katalan, Guardiola. /Lajmi.net/