Telashe për brazilianin Arthur, rezulton pozitiv në testin e alkoolit

Moment me të vërtetë negativ për Arthur Melo, mesfushori brazilian i cili së fundmi është transferuar te Juventusi.

Sport

17/08/2020 14:31

Ish-lojtari i Barcelonës testoi pozitiv në testin e alkoolit pasi pati një aksident të vogël me Ferrarin e tij.

Policia lokale e Palafrugell, një komunë e vogël në Kataloni, konfirmoi që lojtari po ngiste më shumë seç ishte e lejuar.

Nuk ka pasoja për mesfushorin, por aventura e tij me Bardhezinjtë nuk po fillon në mënyrën më të mirë. /Lajmi.net/