De Bruyne i mahnitur nga ky futbollist i Lyonit
Kevin De Bruyne e ka përmendur Houssem Aouar si lojtarin e Lyon që i bëri përshtypje më shumë gjatë eliminimit shokues së Manchester City në Ligën e Kampionëve dje.
Sport
Skuadra franceze surprizoi të gjithë duke eliminuar Man City në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve me rezultat 3:1.
Moussa Dembele realizoi dy golat e fundit të nokautit, teksa Cornet i dha fillimisht epërsinë skuadrës së Rudi Garcia.
Megjithatë, golashënuesi i dopietës nuk e impresionoi më shumë De Bruynen.
“Unë nuk shikoj shumë futboll francez”, pranoi De Bruyne në RMC. “Por nëse do të më duhej ta zgjidhja një emër, për mua do të ishte Houssem Aouar. Sot, ai luajti një ndeshje të mirë”.
Lyon në gjysmëfinale do të takohet me Bayern Munchen. /Lajmi.net/