Van Persie: Conte i ka dhënë strukturë Interit

Robin van Persie është shprehur optimist për rrugëtimin e Inter në Ligën e Evropës.

Sport

16/08/2020 11:45

Inter luan nesër mbrëma në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, kundër skuadrës ukrainase, Shakhtar Donetsk.

Para kësaj ndeshje, Van Persie beson se Inter nën urdhrat e Conte mund të kalojë në finale, duke mos kursyer lëvdatat për trajnerin italian.

“Antonio Conte i ka dhënë strukturë skuadrës dhe e ka bërë të përgatitur”, ka thënë Van Persie, transmeton lajmi.net.

“Inter gjithmonë ka qenë skuadër e madhe, por jo gjithmonë siç është tani”, shtoi holandezi.

“Me ardhjen e Conte, ekipi është strukturuar dhe ka mënyrë të qartë si dëshirohet të luhet”, ishin fjalët e ish sulmuesit.

Interi i Conte do të ketë punë me Shakhtar në qytetin e Dusseldorfit, në kërkim të biletës që dërgon në finalen e Ligës së Evropës. /Lajmi.net/