David Silva mbrëmë luajti ndeshjen e fundit me Man City, Lazio pret përgjigjen finale

Lazio është në pritje të përgjigjes finale nga David Silva.

Sport

16/08/2020 09:45

Mesfushori spanjoll, David Silva, mbrëmë ka luajtur ndeshjen e tij finale me fanellën e Manchester City.

Pasi është përshëndetur me fanellën e ‘Citizens’, Lazio tashmë janë në pritje të përgjigjes finale nga spanjolli.

‘Tuttomercatoweb’ raporton se Lazio duan një përgjigje për ofertën e tyre, transmeton lajmi.net.

Skuadra nga qyteti i Romës kanë ofruar tri vite kontratë për lojtarin.

Mbetet të shihet nëse spanjolli do të marrë vendimin e tij për të ardhmen. Ka disa ditë që ai nuk është lajmëruar në telefonatat e Lazios. /Lajmi.net/