Laporte: Marr përgjegjësitë, por vendimi i VAR është i vështirë për t’u pranuar
Aymeric Laporte ka reaguar pas eliminimit të Manchester City nga Liga e Kampionëve.
Sport
Olympique Lyon ka shokuar Man City duke e mposhtur me rezultatin 1:3.
Goli i dytë i Lyon erdhi si pasojë e një rrëzimi të Aymeric Laporte, i cili rrjedhimisht humbi hapin me Moussa Dembele.
Thirrej për një faull të shkaktuar në Laporte, por VAR vendosi që goli të qëndronte i rregullt. Ky vendim nuk është i lehtë për mbrojtësin francez i cili ka reaguar përmes ‘Twitter’.
“Vetëm të jemi të qartë: Nuk fshihem, jam lojtar futbolli, por njeri mbi të gjitha, të gjithë bëjmë gabime në këtë lojë dhe unë marr përgjegjësitë e mia për performancën e dobët të skuadrës sonte”, ka thënë Laporte, transmeton lajmi.net.
“Por, ky vendim është i vështirë për t’u pranuar, sidomos në kualifikuese kruciale dhe me ndihmën e VAR”, ka shtuar francezi.
Manchester City kështu dështon për herë të katërt radhazi që të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/