Guardiola kërkon vetëm një gjë nga lojtarët e Cityt para ndeshjes me Lyon

Pep Guardiola është deklaruar shumë krenar me mënyrën se si ka punuar skuadra e tij në javët e fundit.

Sport

14/08/2020 18:57

Manchester City të shtunën do të kërkojë kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke kërkuar të mposht Lyon.

Trajneri spanjoll në prag të kësaj ndeshje, ka kërkuar vetëm një gjë nga lojtarët e tij, të jenë vetëvetja.

“Jam shumë krenar me mënyrën se si jemi sjellë në dy ose tre javët e fundit”, ka deklaruar Guardiola, përcjell lajmi.net.

“Nesër (e shtunë) është koha për të qenë vetvetja”.

“Dua të shoh skuadrën time të jenë ata që janë, të bëjnë gjithçka me shpirtin dhe mendjen e tyre dhe pas kësaj futbolli do të diktojë nëse ne e meritojmë atë ose jo”./Lajmi.net/