Ginter hedh poshtë Interin dhe Chelsean, dëshiron qëndrimin te M’Gladbach

Matthias Ginter ka distancuar veten nga spekulimet që e lidhin me Chelsea apo Inter.

Sport

03/08/2020 16:45

Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë, Ginter, po lidhet me një largim të mundshëm nga Borussia Monchengladbach.

Lidhur me të gjitha këto spekulime ka folur vet mbrojtësi 26 vjeçar, i cili ka kontratë të vlefshme me Gladbach.

“Unë definitivisht do të qëndrojë me M’Gladbach”, ka thënë Ginter për ‘Kicker’, transmeton lajmi.net.

“Sigurisht, kam dëgjuar për zërat që tërheqin vëmendjen, por unë kam thënë shpesh se si janë gjërat te M’Gladbach”, ishin fjalët e mbrojtësit gjerman.

Matthias Ginter ka 229 paraqitje në Bundesliga, nga të cilat 92 kanë ardhur me fanellëne Borussia Monchengladbach, skuadër te e cila ai kaloi në korrik të vitit 2017, nga Borussia Dortmund. /Lajmi.net/