Pulisic, amerikani i parë që shënon në një finale të Kupës FA

Pulisic ka shkruar historinë.

Sport

01/08/2020 18:45

Christian Pulisic është lojtari që po kalon në një formë jashtëzakonisht të lartë.

Ylli amerikan po aktivizohet edhe në finalen e Kupës FA që po luhet aktualisht ndërmjet Chelsea dhe Arsenal.

Është pikërisht Pulisic ai që ka zhbllokuar rezultatin duke vendosur Chelsean në epërsi.

Me këtë gol, Pulisic është lojtari i parë amerikan që shënon në një finale të Kupës FA, transmeton lajmi.net.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell golin e Pulisic. /Lajmi.net/