Juventus me 9 mungesa kundër Cagliarit

Juventus ndeshet sonte me Cagliarin në xhiron e parafundit në Serie A.

Sport

29/07/2020 11:04

Cristiano Ronaldo është ftuar në ekipin e Juventusit për ndeshjen ndaj Cagliarit në Serie A.

Edhe pse thuhej se ylli portugez mund të kalojë një xhiro pushim, ai është ftuar nga trajneri Maurizio Sarri, transmeton lajmi.net.

Por, Juventus do të ndeshet me Cagliarin pa nëntë futbollistë: Chiellini, De Sciglio, Danilo, De Ligt, Khedira, Ramsey, Douglas Costa, Dybala dhe Rabiot.

Disa prej tyre janë të lënduar kurse të tjerët do të pushojnë. Skuadra nga Torino ka fituar titullin e nëntë të njëpasnjëshëm në Serie A. /Lajmi.net/