Juventus arrin marrëveshje me sulmuesin e rivalit nga Serie A

Juventus ka identifikuar përforcimin e ri në sulm.

Sport

28/07/2020 09:53

Juventus ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin e Naoplit, Arkadiusz Milik, ka bërë të ditur Gianluca di Marzio nga Sky Sport, transmeton lajmi.net.

Bianconerët janë në kërkim të një sulmuesi të ri për zëvendësimin e Gonzalo Higuain i cili pritet të largohet nga klubi, pas përfundimit të këtij sezoni.

Juventus dhe Napoli tani do të diskutojnë në lidhje me një marrëveshje për çmimin e futbollistit polak.

Milik, 26 vjeç dëshiron të transferohet te skuadra kampione nga Serie A derias Juventus mund ta përfshijë në ofertë edhe Federico Bernardeschin. /Lajmi.net/