Dalin fotografi të reja të Samsung Galaxy Note 20
Pak para prezantimit zyrtar të Samsung Galaxy Note 20 të ri, nuk ka mbetur asnjë pyetje pa iu dhënë përgjigje lidhur me modelin e ri të serisë 'Note'.

Auto & Tek
Një llogari në Twitter ndau gjithashtu imazhe zyrtare që tregojnë ngjyrat e pajisjeve. Modeli standard vjen në bronz, jeshil dhe gri. Note Ultra do të jetë në dispozicion në bronz dhe të zi.
Note 20 thuhet se ka një ekran SuperAMOLED 6.7 inç me rezolucion 2,400 x 1,080 piksel dhe një ritëm të rifreskimit prej 60 Hz.
Pajisja do të prezantohet më 5 gusht dhe siç thuhet Note 20 mund të dalë në treg për 999 dollarë, teksa varianti Ultra mund të kushtojë 1.299 dollarë. /Lajmi.net/