Conte i shqetësuar me kalendarin: Na pret ngarkesë e madhe psiqike dhe fizike

Antonio Conte ka thënë disa fjalë lidhur me situatën në fundin e sezonit.

Sport

24/07/2020 21:32

Trajneri i Inter, Conte, ka folur mbi atë se si qëndron skuadra e Inter pak xhiro para fundit të sezonit në Serie A, dhe pak ditë para fillimit të garave në arenën ndërkombëtare.

Inter do të ketë punë me skuadrën e Getafe, por së pari duhet të kalojë pengesa si Genoa.

Me gjithë këtë kalendar të ngarkuar, italiani thotë se skuadra do të ketë ngarkesë të madhe.

“Më 5 gusht ne luajmë 1/16ën. Kundërshtarët e radhës, Napoli dhe Atalanta do të kenë kohë më shumë të përgatiten për Ligën e Kampionëve, të pushojnë dhe t’u japin lojtarëve përgatitjen e duhur”, ka thënë Conte, transmeton lajmi.net.

“Ne përfundojmë dhe pastaj menjëherë luajmë në Evropë. Është rrugë e mbushur me punë, fizikisht dhe mentalisht”, ka shtuar trajneri italian.

Inter përballet me skuadrën spanjolle, Getafe, ku shihet si skuadër favorite për të kaluar tutje. /Lajmi.net/