Asgjë e re: Lëndohet Douglas Costa

Douglas Costa ka pësuar lëndim të ri.

Sport

24/07/2020 14:32

Juventus ka mbetur përsëri pa sulmuesin Douglas Costa. Futbollisti brazilian ka pësuar një lëndim të ri.

“Goal Italia” raporton se pas ndeshjes me Udinesen, Costa iu nënshtrua një rezonance magnetike që ka vërejtur një lëndim në muskulin e kofshës së djathtë, transmeton lajmi.net.

Gjendja e Costas do të vlerësohet pas 15 ditësh.

Braziliani ka munguar vazhdimisht gjatë këtij sezoni ndërsa spekulohet se Juventus ka humbur durimin me gjendjen e tij fizike dhe planifikon ta shesë gjatë afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/