Anglia e ndalon blerjen e maskave për fëmijë nën moshën 3-vjeçare

Prindërit nuk duhet të blejnë maska për fëmijët nën tre vjeç, sepse ato mund të shkaktojnë asfiksi, paralajmëroi Shëndeti Publik i Anglisë.

Lifestyle

23/07/2020 23:02

Organi i shëndetit publik bëri njoftimin në prag të kohës kur maskat do bëhen obligative në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, shkruajnë mediumet britanike, transmeton lajmi.net.

Institucioni reagoi pasi mori vesh se maskat dhe mbulesat e tjera të gojës që po shiten për fëmijë.

Këshilla e qeverisë thotë se çdo fëmijë që nuk është në gjendje të largojë maskat vetvetiu nuk duhet t’i vendosë ato.

Është e rëndësishme që maskat të mos e bëjnë të vështirë frymëmarrjen.

Mjekët kanë thënë më parë se maskat e bëjnë më të vështirë frymëmarrjen tek fëmijët nën dy vjeç, duke pasur parasysh se kanë rrugë më të ngushta frymëmarrjeje, gjë që mund të çojë në asfiksi. /Lajmi.net/