Instagram ka lansuar një veçori për përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Irlandë
Karakteristika quhet "Personal Fundraisers", dhe paratë mund të dërgohen përmes një "afishe dhurimi" të re.
Auto & Tek
“Stickers” janë grafikë dinamikë që mund të futen në histori me imazhe dhe video. Afishet e mëparshme përfshijnë informacionin për vendndodhjen dhe sondazhet, të cilat përdoren për të marrë më shumë angazhim nga audienca në Instagram e një përdoruesi, transmeton lajmi.net.
Do përdorues në SHBA, në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë ka të drejtë të kërkojë dhurime dhe të dhurojë vetë, për sa kohë që janë mbi moshën 18-vjeç.
Testi po fillon në pajisjet Android dhe do të vijë tek përdoruesit e iPhone më vonë.
Mbledhësit e fondeve zgjasin 30 ditë dhe mund të zgjaten në intervalet 30-ditore. Në përfundim të procesit, paratë zhvendosen në një llogari të caktuar bankare.
Informacioni nga ata që kanë zgjedhur të dhurojnë mbetet i fshehur për publikun, por marrësi do të shohë emrin e tyre të përdoruesit, emrin në profilin e tyre dhe shumën që kanë dhuruar.
Ndërmarrja në pronësi të Facebook thotë se Personal Fundraisers do të jetë më e lehtë për t’u shpërndarë në Feed dhe Stories me kalimin e kohës.
Përdoruesit do të duhet të zgjedhin një fotografi, të zgjedhin një kategori fondesh (e cila përfshin lehtësimin e krizës, arsim, mjekësi, urgjencë personale dhe vullnetare) dhe të shtojë detaje. /Lajmi.net/