Kupa FA: Sonte luhet gjysmëfinalja Manchester United – Chelsea

Kupa FA do të sjell sonte një tjetër përballje interesante.

Sport

19/07/2020 08:15

Pas gjysmëfinales së parë të luajtur mbrëmë, kur Arsenal mposhti skuadrën e Manchester City për të kapur finalen, sonte do të mësohet edhe skuadra e dytë finaliste e Kupës FA, shkruan lajmi.net.

Dy skuadrat që synojnë natën e madhe në ‘Wembley’ janë ajo e Manchester United dhe Chelsea.

Ndeshja mes ‘Djajve të kuq’ dhe ‘Bluve’ të Londrës do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00.

Kjo ndeshje do të ketë rëndësi të madhe për Frank Lampard dhe Ole Gunnar Solskjaer, trajnerët që këtë vit qëndrojnë pa trofe.

Mbetet të shihet se cila skuadër do t’i bashkohet Arsenalit në finalen e madhe të Kupës FA. /Lajmi.net/